Shtetet e Bashkuara ofrojnë deri në 10 milionë dollarë për këdo që jep informacion mbi pesë financues të Hamasit ose që çon në ndërprerjen e mekanizmave financiarë të grupit militant palestinez.

Oferta e shpërblimit vjen pas katër raundeve të sanksioneve të SHBA-së kundër Hamasit pas sulmit vdekjeprurës të grupit terrorist në Izrael më 7 tetor, që vrau 1200 njerëz. Kundërpërgjigja ushtarake e Izraelit në Gaza, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, ka vrarë 22,600 njerëz dhe ka kthyer në rrënoja një pjesë të madhe të enklavës.

Pesë financuesit e Hamasit janë Abdelbasit Hamza Elhassan Khair, Amer Kamal Sharif Alsawa, Ahmed Sadou Jahleb, Walid Mohammed Mustafa Jadallah dhe Muhammad Ahmad Abdel Al-Daghim Nasrallah, të cilët të gjithë janë cilësuar terroristë ndërkombëtarë nga Shtetet e Bashkuara, thotë Departamenti i Shtetit në deklaratën e tij.

Financuesi i parë i njohur si Hamza është i vendosur në Sudan. Ai drejton disa kompani në programin e investimeve të Hamasit dhe ishte i përfshirë në transferimin e afro 20 milionë dollarëve, tha Departamenti i Shtetit në deklaratë. Ai ka lidhje me presidentin sudanez Omar Bashir dhe grupet islamike që minojnë stabilitetin e Sudanit, sipas Departamentit të Shtetit.

Tre nga financuesit e Hamasit Amer Kamal Sharif Alsaëa, Ahmed Sadou Jahleb dhe Ëalid Mohammed Mustafa Jadala i përkasin rrjetit të investimeve të grupit në Turqi.

Nasrallah ka lidhje të ngushta me personat juridikë iranianë dhe është i lidhur me transferimin e dhjetëra milionë dollarëve në Hamas, duke përfshirë krahun e tij ushtarak, tha agjencia. Departamenti i Shtetit tha në tetor se Nasrallah ishte i vendosur në Katar.

Shpërblimet, tha Departamenti i Shtetit në deklaratën e tij, do të jepen për informacion mbi çdo burim të ardhurash për Hamasin, donatorët kryesorë, institucionet financiare që lehtësojnë transaksionet për Hamasin, apo kompanitë fantazëm që ndihmojnë organizatën./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *