Subscribe

Këshilltari për sigurinë kombëtare ne Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka takuar në Uashington ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiç duke i përcjellë mesazhin se dialogu Prishtinë-Beograd duhet të lëvizë përpara.

 

Përmes një postimi në Twitter, Bolton shkruan se “është koha që të dyja palët të veprojnë menjëherë”.

 

Ndërkohë, ministri i jashtëm serb pasi ka marrë pjesë në konferencën për lirinë fetare organizuar nga DASH, në një intervistë për Zërin e Amerikës theksoi se administrata amerikane e ka të qartë se origjina e problemit midis dy vendeve gjendet në Prishtinë.

 

Ivica Daçiç: “Autoritetet Kosovare duhet të heqin taksën ndaj mallrave serbe me çdo kusht në mënyrë që të ulemi sërish në tryezën e dialogut. Edhe pse nuk kemi ende asgjë zyrtare, mund të realizohet një takim mes palëve në fund të muajit gusht dhe pres që Prishtina të reflektojë në mënyrë që takimet të kenë rezultat. Mbështetja e SHBA dhe BE në vijim e dialogut është tejet e rëndësishme dhe arritja e një marrëveshje është domosdoshmëri për stabilitetin në rajon. Por ne nuk mund të bëjmë lëshime për marrëveshje të njëanshme.”

 

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar, pasi Qeveria në Prishtinë vendosi tarifa ndaj mallrave serbe.

 

Autoritetet serbe kërkojnë heqjen e tarifës, në mënyrë që të kthehen në tryezën e bisedimeve, por qeveria e Kosovës thotë se pa një kornizë marrëveshje që përcakton njohjen nga ana e Serbisë, tarifat nuk do të shfuqizohen.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *