E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA “nuk merr dot frymë”/ Nuk ndalen protesta e dhunshme për vrasjen e 46-vjeçarit

Vdekja e Xhorxh Flloid është pasuar me protesta të dhunshme që vijojnë nga dita e hënë dhe janë shpërndarë në më shumë se 30 qytete amerikane.

Reklamë

Me thirrjet “Nuk mund të marr frymë”, demostruesit kërkojnë dënimin e katër oficerëve të policisë të përfshirë në vrasjen e 46 vjecarit afrikano-amerkan.

Shtëpia e Bardhë në Uashington është izoluar mbrëmjen e së shtunës, pasi qindra persona kanë marshuar në afërsi të saj me thirrjet “Pa drejtësi nuk ka paqe.” Më shumë se 17 qytete janë vendosur në shtetrrethim. Pentagoni ka aktivizuar Gardën Kombëtare, për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Oficeri i cili u pa në një video me gjurin e tij në qafën e Flloid, u akuzua për vrasje të shkallës së tretë, por protestuesit dhe kritikët besojnë se kjo nuk është e mjaftueshme.

Në Indianapolis, pas përplasjeve të dhunshme, një tjetër person humbi jetën ndërsa kanë mbetur të plagosur disa të tjerë.

Në Filadelfia, të paktën 13 oficerë u plagosën në mesin e  protestave të dhunshme. Dhjetra automjete policie, biznese e objekte të tjera janë djegur. Rreth 1.400 njerëz janë arrestuar në 17 qytete që nga e enjtja. Vdekja e Xhorxh Flloid i cili ishte i paarmatosur,  ka nxitur reagime të ashpra dhe është shndërruar në një fenomen kombëtar si revoltë kundër vrasjeve të njerëzve me ngjyrë nga policët e bardhë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë