SHBA ndodhen ne alarm, pasi një stuhi e forte dëbore pritet te godasë brigjet lindore te vendit ne fundjave. Ndërsa deri tani, dy persona kane gjetur vdekjen, me shume se 50 milionë njerëz janë paralajmëruar për rrezikun nga moti i keq, qe mund te shkaktoje bllokim te rrugëve, dhe mungesa te energjisë. Gjendja e emergjencës është shpallur ne Maryland, Karolinen e Veriut, Xhorxha, Pensilvani, Virxhinia dhe ne Washington DC. Banoret kane nxituar te mbajnë radhe drejt supermaketeve, qe janë zbrazur. Ne disa shtete janë anuluar mijëra fluturime, veçanërisht nga aeroporte ne Karolinen e Veriut dhe ne Uashington. Kryebashkiaku i Nju Jorkut u beri thirrje njerëzve te shmangin udhëtimet, per shkak te akullit ne rruge. Disa aktivitete te planifikuara ne disa shtete janë anuluar.