Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar mbështetjen e fortë ndaj organeve të drejtësisë shqiptare duke përshëndetur qëndrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pas sulmeve të Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Në një reagim në platformën X, ambasada amerikane në Tiranë, nënvizon se gjendet në krah të institucioneve të reja të drejtësisë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Përshëndesim dënimin nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë.”

Përfaqësia diplomatike përforcon mesazhin e saj duke veçuar edhe mbrojtjen ndaj profesionistëve të pakorruptuar.

“SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.”

Një ditë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë në një reagim zyrtar, ka dënuar sulmet që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, drejtoi ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Meta akuzoi drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme se po i shërben politikisht kryeministrit Edi Rama. Pasi Dumani sqaroi gazetarët se nuk është takuar asnjëherë me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së McGonigal, Meta përsëriti akuzat ndaj tij, duke e cilësuar si vrasës të pluralizimit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *