E shtunë, 7 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA në luftë me zjarret

Kalifornia ne SHBA po përballet me nje situate te rende per shkak te zjarreve qe kane përfshire disa konte e qe kane rrezikuar jeten e banoreve. Me shume se 82 mije vete jane evakuuar nga pjesa lindore e Los Angeles. Flaket u përhapen fillimisht ne nje zone malore dhe me pas përfshinë nje sipërfaqe toke prej mbi 6 mije hektarësh. Dhjetar banesa jane djegur dhe mijëra shtëpi rrezikojnë shembjen. Guvernatori i Kalifornisë ka shpallur ne San Bernardino gjendjen e jashtëzakonshme.
Flaket jane favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta. Mbi 700 zjarrfikës janë angazhuar per shuarjen e tyre. Autoritetet dyshojnë se zjarri ka qene i qëllimshëm dhe është vene nga nje 40-vjeçar i arrestuar tashme, qe besohet te jete përgjegjës edhe per zjarrvenie ne zona te tjera. Përgjatë dekadës se fundit ne periudhën e te nxehtit ekstrem ne shtetin e Kalifornisë, numri i zjarreve eshte rritur me 20 perqind. Vetëm ne vitin 2015 janë regjistruar 5800 zjarre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë