Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 July 2026
Vizion fokus

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: Pas...

Eksperti: Në Shqipëri paga e mësuesit duhet të ishte...

Çfarë do të ndodhë me pensionet? Përgjigjet eksperti i...

“Shqipëria më mirë sot se në 2015”, eksperti: Pabarazia,...

“Punojnë 200 mijë veta”, eksperti: Sulmi me vlerësimet negative...

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për...

“Kush ka mundësi të blejë prona për turizëm?” Eksperti:...

Dita e 52-të e protestës në Tiranë, marshim dhe...

Pse Shqipëria s’ka strategji 20-vjeçare për zhvillimin? Eksperti: Ja...

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen,...

SHBA në bisedime me Elon Musk për të mundësuar internet satelitor në Iran

22 Tetor 10:19

Shtëpia e Bardhë ka filluar bisedimet me miliarderin Elon Musk për të mundësuar që shërbimi satelitor i kompanisë SpaceX të ofrohet në Iran, njoftoi të premten kanali televiziv CNN.

 

Kanali citoi zyrtarë amerikanë në dijeni të bisedimeve, të cilët thonë se Shtëpia e Bardhë e shikon shërbimin e internetit të quajtur Starlink, si një mënyrë e mundshme për t’u lejuar iranianëve qasjen në internet, dhe anashkalimin e kufizimeve të qeverisë.

 

Qeveria iraniane kufizoi së tepërmi qasjen në internet pasi filluan muajin e kaluar protestat për vdekjen e 22 vjeçares Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar nga ashtuquajtura policia e moralit.

 

“Po bëjmë çfarë të mundemi për të mbështetur aspiratat e popullit iranian”, i tha CNN-it një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

 

“Njëkohësisht, kjo është vërtet një lëvizje iraniane, e udhëhequr nga vajzat dhe që po përhapet në aspekte të tjera të shoqërisë. Dhe ne nuk duam kurrsesi të eklipsojmë lëvizjen e tyre”, tha zyrtari.

 

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave të Zërit të Amerikës për koment.

 

Shërbimi Starlink, i cili përdor satelitët për të transmetuar shërbim interneti drejt tokës, i ka ofruar internetin Ukrainës që kur Rusia sulmoi ushtarakisht.

Kanali CNN njoftoi javën e kaluar se kompania SpaceX i ka kërkuar Pentagonit të paguajë dhjetëra miliona dollarë në muaj për të financuar shërbimin Starlink në Ukrainë. Pasi kjo u raportua në edicionet e lajmeve, zoti Musk shkruajti në Twitter se e ka tërhequr mbrapsht kërkesën për fonde.

 

Nuk dihet nëse shërbimi Starlink po kërkon financimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të mundësuar aktivitetin në Iran.

 

Zonja Amini u arrestua më 13 shtator nga policia iraniane e moralit për “veshje të papërshtatshme të hixhabit”. Ajo vdiq tre ditë më vonë ndërsa mbahej nga policia, duke shkaktuar kështu protesta në mbarë vendin./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret Teknologji Uncategorized
Tagged:
Iran Musk Satelitë

Nga e njëjta kategori

Çfarë do të ndodhë me pensionet? Përgjigjet eksperti i ekonomisë në QUO VADIS

më shumë...

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për bizneset, veprim i kordinuar

më shumë...

Banorët e Përrenjasit në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

më shumë...

Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:32

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e...

10:25

Eksperti: Në Shqipëri paga e mësuesit duhet...

10:21

Çfarë do të ndodhë me pensionet? Përgjigjet...

10:12

“Shqipëria më mirë sot se në 2015”,...

10:08

Moti i keq ‘godet’ Vlorën, era e...

10:04

“Punojnë 200 mijë veta”, eksperti: Sulmi me...

9:42

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t...

9:29

“Kush ka mundësi të blejë prona për...

9:22

Dita e 52-të e protestës në Tiranë,...

9:14

Pse Shqipëria s’ka strategji 20-vjeçare për zhvillimin?...

8:19

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do...

8:06

Banorët e Përrenjasit në protestë, kundërshtojnë bashkimin...

7:29

Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet...

6:39

Tragjedi në Francë! Dy zjarrfikës humbin jetën...

6:21

Trump: Tarifa deri në 12.5% për dhjetëra...

6:11

Përfshihet nga flakët një rrobaqepsi në Lezhë

5:38

Zv.kryeministrja Koçiu në Kombinat, i hapet rrugë...

5:37

Paralajmëron Garda Revolucionare: Asnjë pikë nafte nuk...

5:15

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në...

4:55

“Zvicrën e vogël e keni këtu”, Rama...

Më të klikuarat

  • Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e Financ...
  • Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje gruan dr...
  • Rama rikthehet në veri një vit pas shembjeve: Nuk kam thënë...
  • “Gjigantët e qiellit” në pozicione shumë të rënd...
  • Rama në Theth: Paketa e Maleve nuk është për uzurpues apo ol...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.