Administrata Biden ka marrë vendim të ndalojë shitjen dhe importin e pajisjeve të reja të telekomunikacionit nga 5 kompani kineze, mes tyre Huawei Technologies. Uashingtoni përmendi si arsye për këtë vendim rrezikun që këto kompani paraqesin për sigurinë kombëtare.

 

 

Në listën e Komisionit Federal të Komunikimeve (FCC) përfshihen edhe kompanitë kineze ZTE, Dahua, Hikvision dhe Hytera.

 

 

Kjo është goditja më e fundit të Uashingtoni u jep gjigantëve të teknologjisë kineze mes frikës se Pekini mund të përdorë kompanitë e teknologjisë për të përgjuar amerikanët.

 

 

“Këto rregulla të reja janë një pjesë e rëndësishme e veprimeve tona të vazhdueshme për të mbrojtur popullin e amerikan nga kërcënimet që i kanosen sigurisë kombëtare në fushën e telekomunikacionin”, thuhej në një deklaratë të kryetares së komisionit federal të komunikimeve Jessica Rosenworcel.

 

 

Huawei nuk pranoi të komentojë rreth këtij vendimi. Po kështu ZTE, Dahua, Hikvision dhe Hytera nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

 

 

Me një vendim të marsit 2021 autoritetet amerikane përcaktuan të pesë kompanitë kineze duke i konsideruar ato si një kërcënim për sigurinë kombëtare bazuar në një ligj të vitit 2019 që synon mbrojtjen e rrjeteve amerikane të komunikimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *