SHBA do ti kërkojë NATO-s të rrisë presionin ndaj Rusisë dhe ti kërkojë të ulë “agresionin ndaj fqinjëve” e të përmbushë obligimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

 

Kështu ka thënë një zyrtar i Departamentit të Shtetit, teksa ka komentuar përmes telefonit me gazetarët, vetëm disa ditë përpara se Tillerson të marrë pjesë në takimin e NATO-s në Bruksel, shkruan REL.

 

Në takimin e 31 marsit, Tillerson do të “konsultohet me aleatët për përkushtimet tona të përbashkëta për të përmirësuar situatën e sigurisë në lindje të Ukrainës dhe nevojën që NATO të vazhdojë t’i bëjë presion Rusisë për t’i dhënë fund agresionit ndaj fqinjëve, dhe të respektojë marrëveshjen e Minskut”, ka thënë ky zyrtar që ka folur në kushte anonimiteti, raporton REL.

 

Tillerson kishte planifikuar që të mos marrë pjesë në takimin e NATO-s, që fillimisht ishte paraparë të mbahej më 5-6 prill. Por më pas ky takim u planifikua që të mbahet më 31 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *