Subscribe

Zv. Presidenti amerikan, Mike Pence, ka paralajmëruar Korenë e Veriut, duke u shprehur se durimit strategjik të ShBA-së, po i vjen fundi dhe se Uashingtoni në këto momente nuk po përjashton asnjë mundësi në lidhje me Penianin.

 

Qëndrimi i fortë erdhi gjatë vizitës së Pence në Korenë e Jugut, ku ndër të tjera, numri dy i administratës Trump, vizitoi edhe zonën kufitare që ndan dy vendet. Nga ana tjetër, Sekretari Tillerson, ka deklaruar se ShBA mund të ndërmarrë edhe veprime ushtarake parandaluese.

 

Pence i cilësoi të papranueshme testimet e njëpasnjëshme të raketave balistike nga Koreja e Veriut, ndërsa shtoi se administrata Trump është e vendosur për të vazhduar mbështetjen ndaj Koresë e Jugut. Pence u takua në Seul me Presidentin e vendit, me të cilin ka disktuar rreth situatës së tensionuar në gadishullin korean.

 

Palët ranë dakord që të vijojnë përpjekjet e përbashkëta për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Vizita e Pence ne rajon vjen ne kohen kur janë shtuar kërcënimet dhe paralajmërimet edhe nga ana e Koresë se Veriut se ajo do te kundërpërgjigjet me sulme nëse do te provokohet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *