Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se “për momentin, Rusia duket se po vazhdon përgatitjet për një sulm në shkallë të plotë mbi Ukrainën shumë shpejt”.

 

Psaki shtoi se Shtetet e Bashkuara janë “gjithmonë të gatshme të imponojnë pasoja të shpejta dhe të rënda nëse Rusia zgjedh luftën”.

 

Por nga ana tjetër Ministri ukrainas i mbrojtjes tha se një pushtim rus i vendit të tij nuk ka gjasa të ndodhë në fillim të kësaj jave.

 

Alexei Reznikov tha se një sulm këto ditë nuk ka gjasa sepse asnjë “grup sulmues” rus nuk është formuar pranë kufirit, tha BBC.

 

“Në përgjithësi, mund të duhen javë për të vendosur një grup sulmi, nga një javë në një muaj. Varet se cili plan mund të funksionojë në mendjen e udhëheqësit të Kremlinit,” i tha ai rrjetit ukrainas ICTV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *