Subscribe

Ambasada Amerikane në Prishtinë, paralajmëron se çdo përpjekje për rrëzimin e ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte, do të ketë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me ShBA-të. Reagimi i forte vjen ne kohen kur ne parlamentin e Kosovës ka një nisme për shfuqizimin e këtij ligji.

 

Ambasada risjell ne vëmendje qëndrimin e ambasadorit Greg Delaui, i cili ka theksuar më herët  se një nismë e tillë është si një thikë pas shpine. Por kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi theksuan se do të respektonin vendimin e ligjvënësve. Kryesia e parlamentit të Kosovës, më 22 dhjetor u mblodh për caktimin e një seance të jashtëzakonshme për shfuqizimin e ligjit për gjykatën speciale, pas kërkesës së nënshkruar nga 43 deputetët e kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *