Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
12 June 2026
Vizion fokus

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump anulon sulmet...

A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon...

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet sociale për...

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas sinjalit për...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin...

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës, arrestohet shqiptari...

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me fëmijë gjatë...

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem...

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend nevojën e konsultimit me komunitetin serb

17 Mars 12:15

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe ka theksuar që çdo ndryshim që prek komunitetin serb në Kosovë duhet të bëhet në konsultim me pjesëtarët e tij.

“E përgëzojmë angazhimin e palëve në këtë çështje për të arritur zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës në përgjigjen me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur më 14 mars se do të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe do t’i njohë letërnjoftimet e pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës siç e parasheh Ligji për të huajt dhe për automjetet, që ka nisur të zbatohet nga 15 marsi.

Vendimi është bërë publik pas një takimi të zhvilluar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Ligjet për të huajt dhe për automjete nisën të zbatohen pjesërisht më 15 janar, fillimisht përmes një fushate informuese për procedurat dhe rregullat e zbatimit të tyre, ndërkaq nga 15 marsi kanë hyrë në fuqi plotësisht.

Ligji u kërkon të gjithë banorëve që nuk kanë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj, ose vetëm në bazë të autorizimit.

Hyrja në fuqi e vendimit nuk do t’i prekë serbët e Kosovës për periudhë 12-mujore.

Kryeministri Kurti ka thënë se është pajtuar për të mundësuar leje të përkohshme qëndrimi për punonjësit shëndetësorë dhe ata të arsimit, në mënyrë që serbëve lokalë të mos u mungojnë shërbimet bazike derisa Kosova t’i shkrijë ato plotësisht brenda sistemit të vet.

Këto lehtësira janë mirëpritur nga BE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe nga Serbia./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Serbi SHBA

Nga e njëjta kategori

“Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, këta janë 4 fermerët më të vërtetë

më shumë...

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

më shumë...

“Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfarë tha për Einxhel dhe Arminën

më shumë...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:17

Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri...

12:52

“Do doja të isha në finale”, Romiri:...

12:23

Vis Pupa prek finalen e madhe të...

11:56

Tre ditë para finales, kush u eliminua...

11:13

Sfida përcaktoi finalistin e tretë, çfarë ndodh...

10:34

Sakrifica për të takuar miqtë e zemrës,...

9:52

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me...

9:47

Humbja e dëgjimit mund të jetë paralajmërim...

9:43

“Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton...

9:21

EMRI/ Kush është finalisti i dytë i...

9:20

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:05

Kush do t’i bashkohet Mozës në finalen...

8:52

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

8:07

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump...

8:01

A i është hequr non-grata Sali Berishës?...

8:00

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet...

6:49

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas...

6:18

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:17

Kosova në pritje të formimit të qeverisë,...

5:52

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës,...

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon për Viz...
  • Tre ditë para finales, kush u eliminua nga Ferma Vip 3
  • Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.