Subscribe

Vaksina e kompanisë “Johnson & Johnson” është rekomanduar për përdorim emergjent nga një panel këshillimor ekspertësh i administratës amerikane të ushqimit dhe barnave.

 

Tashmë pritet autorizimi për vaksinën e tretë të disponueshme në shtetet e bashkuara dhe të vetmin produkt që injektohet me një dozë, raporton Vizion Plus.

 

Vaksina e kompanisë “Johnson and Johnson” mund të ruhet në temperatura normale frigoriferike, duke e bërë shpërndarjen më të lehtë sesa për dozat e kompanive “Pfizer” dhe “Biontech” si dhe “Moderna”, që përdorin teknologjinë “rna” dhe transportohen në temperatura ekstremisht të ulëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *