E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SHBA/ Meta takon sekretarin e shtetit dhe kreun e kongresit

Presidenti i Republikës Ilir META mëngjesin e kësaj të enjtje ka marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve në prezencë të Presidentit të SHBA, Donald Trump, senatorëve, kongresmenëve, si edhe personaliteteve politike e fetare nga e gjithë bota.

 

Meta u takua me Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo me të cilin bisedoi për partneritetin strategjik mes dy vendeve, sfidave të përbashketa globale dhe veçanërisht për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

 

Gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në SHBA, kreu i shtetit zhvilloi një takim miqësor me Kryetaren e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, të cilën e uroi për zgjedhjen e saj në këtë detyrë të rëndësishme duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që Kongresi Amerikan ka në mbështetjen e Shqipërisë dhe promovimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë