Subscribe

Ambasada e SHBA në Tiranë ka konfirmuar edhe një herë tjetër përkushtimin e madh për të mbështetur reformën në drejtësi në vendin tonë. Nëpërmjet një postimi në facebook, ambasada shton se deri tani janë ngritur disa institucione kyce dhe zbatimi I reformës në drejtësi vazhdon.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën. Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale.

Ambasada shton seReforma në Drejtësi është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme.

Mesazhi i SHBA është i qartë teksa bëhet e ditur se reforma duhet te ecë përpara, pa e humbur përqëndrimin.

Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi.

Qendrimi i fundit i SHBA vjen pas deklaratave thumbuese kundrejt ambasadores KIm, te bera nje dite me pare nga Presidenti Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *