Pentagoni dhe Departamenti Amerikan i Shtetit po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të forcave speciale për të mbrojtur ambasadën amerikane në Kiev. Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby e tha një gjë të tillë për The Ëashington Post.

 

“Ne po shqyrtojmë kushtet e sigurisë” të zyrës diplomatike në Ukrainë “por asnjë vendim nuk është marrë,” theksoi Kirby.

 

Nga ana tjetër Biden, tha se Rusia duhet të paguajë “një çmim afatgjatë” për sulmin ndaj Ukrainës me një veprim që synon “shkatërrimin e identitetit të këtij vendi”.

 

Deklaratën, Presidenti amerikan e bëri në një konferencë për shtyp në Tokio me kryeministrin japonez Fumio Kishida pas samitit të tyre.

 

“Është kosto e atyre që duan të ndryshojnë asetet me përdorimin e forcës”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *