Pas testit me raketa me rreze të gjatë  që u lëshuan nga Koreja e Veriut ditën e martë, SHBA ka deklaruar se do të përdorë të gjitha forcat e ushtarake kundër Koresë së Veriut, nëse do të jetë e nevojshme.

 

Paralajmërimi i fortë u bë nga ambasadorja e SHBA-së në Nikki Haley në Këshillim e Sigurimit të OKB-së. Ajo nënvizoi se një rezolutë e re do të paraqitej kundër Penianit në Kombet e Bashkuara.

 

“Nisja e testit të një rakete balistike ndërkontinentale , nga ana e Koresë së Veriut, të martën, ishte një mbyllje e shpejtë e zgjidhjeve të mundshme diplomatike. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin gamën e plotë të aftësive ushtarake për të mbrojtur veten dhe aleatët tanë.

 

Ndërkohë, sekretari i mbrojtjes i SHBA, Jim Mattis dhe homologu i tij japonez Tomomi Inada thanë se testi i raketës ishte një  provokim i papranueshëm. Gjenerali Mattis beri të ditur se SHBA ishte e angazhuar për të mbrojtur Japoninë dhe për të siguruar parandalimin e çdo lloj kërcënimi.

 

Kina dhe Rusia gjithashtu kundërshtuan përdorimin e forcës ushtarake nga regjimi i Penianit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *