Qeveria amerikane u mbyll zyrtarisht për të dytën herë brenda vitit, pasi Kongresi nuk arriti të përmbushë afatin kohor për të votuar buxhetin e ri.

 

Plani 600 faqësh propozon një rritje të shpenzimeve, me rreth 300 miliardë dollarë, për shërbimet e mbrojtjes dhe ato të brendshme.

 

Financimi federal për shërbimet qeveritare skadoi zyrtarisht në mesnatë. Bisedimet kanë vazhduar me shpresën se mbyllja do të mund të shfuqizohej përpara se të fillojë puna ketë të premte.

 

Që kjo të ndodhë, plani duhet të kalojë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve dhe të nënshkruhet nga presidenti.

 

Ligji për të cilin votuan 71 senatorë, ndërsa 28 ishin kundër, u zvarrit në senat të enjten mbrëma pasi njëri nga kundërshtarët e tij, senatori Rand Paul, refuzonte votimin e përshpejtuar.

 

Në janar, një dështim i ngjashëm me një projektligj çoi në mbylljen tre-ditore të qeverisë, e cila shkaktoi miliona dollarë humbje ne ekonomi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *