Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithnjë në krah Kosovës dhe Bosnjës Hercegovinës në çdo rast rreziku nga kërcënimi rus.

 

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki është pyetur nga gazetarët nëse Uashingtoni do të mbështesë qytetarët e Kosovës edhe Bosnjës.

 

GAZETARI:
“Rusia dhe Kina po përhapin shumë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. Dhe presidenti është mik i boshnjakëve dhe kosovarëve. A mund t’i siguroni njerëzit atje se Amerika është ende me ta?”

 

JEN PSAKI
ZËDHËNËSE E SHTËPISË SË BARDHË
“Absolutisht. Ju lutem – ju lutem përcjelleni këtë përgjigje drejtpërdrejt tek ata”

 

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Kosovën dhe Shqipërinë se ka dërguar mercenarë në Ukrainë për të luftuar kundër trupave ruse. Një gjë e tillë është mohuar kategorikisht si nga Tirana zyrtare ashtu edhe nga Prishtina. Kreu i Kremlinit gjithashtu ka krahasuar Kosovën me Krimenë, duke vënë fokusin të njohja e pavarësisë nga vendet perëndimore.

 

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se rajoni është në rrezik pas marrëdhënieve të ngusha diplomatike dhe ekonomike që ka Serbia me Rusinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *