Nje dite pasi Koreja e Veriut leshoi 4 raketa balistike ne detin e Japonise, SHBA kane nisur dislokimin e nje sistemi te mbrojtjes raketore ne Korene e Jugut.

 

Sipas agjencisë koreano-jugore, Yonhap, sistemi do te jete gati per veprim ne muajin prill. Por ky veprim ka hasur ne kundërshtime edhe brenda Korese se Jugut, ku banoret besojne se ky sistem do te behet shënjestër e sulmeve. Edhe Kina dhe Rusia e kane kundërshtuar kete veprim, duke theksuar se ai do te ndikoje ne balancat e sigurisë rajonale.

 

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë se Veriut, njoftoi se lideri Kim Jong Un mbikëqyri personalisht lëshimin e raketave. Ato jane testuar ne përgjigje te stërvitjeve te përbashkëta ushtarake mes SHBA dhe Korese se Jugut.

 

Pas veprimeve te Koresë se Veriut, Uashingtoni, Seuli dhe Tokio shtuan kontaktet mes tyre per te diskutuar per veprimet e mëtejshme. Përshkallëzimi i tensioneve me Korenë e Veriut pritet te diskutohet ne Këshillin e Sigurimit te OKB ne nje mbledhje te jashtëzakonshme te mërkurën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *