Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

Pagat e gjyqtarëve, Rama: Secili institucion në vendin e...

EMRI/ Kapet hajduti serial në Shkodër, bashkëpunoi me një...

Të dërguarit e Trump nisen drejt Kievit pas takimit...

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë...

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka...

Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë, ndërpriten fluturimet

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe...

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren:...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin...

SHBA, mbipopullohen aeroportet pas vendimit për ndalim të udhëtimeve

15 Mars 22:12

Amerikanët që po kthehen në atdhe po përballen me radhë të gjata dhe pritje të stërzgjatura në aeroportet e vendit.

Të shtunën Shtetet e Bashkuara zgjeruan hartën e vendeve nga të cilat nuk do të lejohen udhëtimet drejt SHBA-së duke përfshirë krahas Evropës edhe Mbretërinë e Bashkuar e Irlandën. Ndalimi për këto dy të fundit nis të hënën.

Në një konferencë për shtyp të shtunën Presidenti Donald Trump tha se ai po sheh mundësinë të kufizojë edhe udhëtimet brenda vendit, veçanërisht nga zona të caktuara problematike.

Shpallja e emergjencës kombëtare si pasojë e koronavirusit të premten bëri që Departamenti i Mbrojtjes të ndalojë të gjitha udhëtimet e brendshme për anëtarët e shërbimit ushtarak dhe familjet e tyre, vendim që hyn në fuqi të hënën dhe do të vazhdojë deri më 11 maj.

Shtetasve amerikanë dhe atyre që kanë kartën e gjelbër e që vijnë në SHBA nga vendet e përfshira në ndalim do t’u kërkohet që në kthim t’u nënshtrohen procedurave shtesë të shqyrtimit të gjendjes së tyre shëndetësore për të përcaktuar nëse ata mund të kthehen ose jo në komunitetet e tyre.

Të shtunën me mijëra udhëtarë që po ktheheshin me ngut në Shtetet e Bashkuara nga vende të tjera, mbetën në radhë të gjata në aeroportin e Dallasit, në shtetin e Teksasit. Pasagjerët u shprehen të shqetësuar që udhëtarët nga Evropa dhe Kina qëndrojnë së bashku në radhë me të gjithë të tjerët.

Turmat e mëdha dhe hapësirat e vogla janë pikërisht ato që na thuhet se duhet të shmangim në këto momente.

Por, kjo është pikërisht ajo çfarë shfaqet në filmimet e Billy Sprouse, i cili ishte një ndër mijëra pasagjerët e ngecur në radhë në aeroportin e Dallasit.

Po kështu dëshmojnë edhe pamjet e Dorothy Lowe.

“Mund të shoh vetëm njerëz në cilindo drejtim që hedh vështrimin”, thotë Dorothy.

Ajo ishte kthyer me avion nga Meksika dhe i telefonoi kanalit ABC News, pasi kishte pritur tre orë në radhë dhe ende nuk po dilte në krye.

“Na vendosur të gjithëve bashkë në të njëjtën linjë, krah më krah”, thotë Dorothy.

Zonja Love thotë se pasagjerët që vijnë nga Evropa dhe Azia, të konsideruara vatra të aktivitetit të koronavirusit, u përzien me gjithë të tjerët.

“Jam më pak e shqetësuar për kohën që duhet të rri këtu. Jam më e shqetësuar se nga cilat vende vijnë njerëzit përreth meje dhe ndaj gjërave që mund të jenë ekspozuar atje”, thotë ajo.

Dhjetëra pasagjerë të tjerë publikuan fotografi dhe video në Twitter. Autoritetet e aeroportit të Dallasit reaguan duke thënë se ekipet kanë shtuar masat parandaluese dhe se për momentin ka ende dezinfektant për duart në të gjitha terminalet.

 

Burimi: VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Aeroport Dyndje koronavirus SHBA

Nga e njëjta kategori

Pagat e gjyqtarëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon ekzekutivi dhe e miraton legjislativi

më shumë...

EMRI/ Kapet hajduti serial në Shkodër, bashkëpunoi me një të mitur, në banesë iu gjet drogë

më shumë...

Të dërguarit e Trump nisen drejt Kievit pas takimit me Putin në Moskë

më shumë...

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin në Itali

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:44

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3...

12:04

Pagat e gjyqtarëve, Rama: Secili institucion në...

12:02

Helmimi i qytetarëve nga uji, kreu i...

11:50

EMRI/ Kapet hajduti serial në Shkodër, bashkëpunoi...

11:28

Goditen shpërndarësit e drogës, operacion në Sarandë,...

10:49

Të dërguarit e Trump nisen drejt Kievit...

10:01

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë...

9:59

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat...

9:33

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja...

9:06

Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë, ndërpriten...

9:01

Ende tym në Frakull të Fierit, futen...

8:22

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump...

8:17

Si do të jetë koha për ditën...

8:14

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shtator...

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

10:38

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në...

10:09

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret...

10:04

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe...

9:50

Putin pret në Kremlin të dërguarit e...

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • U fut në parakalim në kthesë, shoferit në Shkodër i hiqet pa...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.