E mërkurë, 23 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 17:20 Në vijim ora 17:20: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

SHBA mbështetje për KLGJ/ Synohet ulja e numrit të dosjeve në Gjykata

Marrëveshja mes Këshillit të Lartë Gjyqësor  dhe USAID-it synon zgjidhjen e problematikës së dhjetëra mijëra dosjeve të pashqyrtuara në Gjykatën e Lartë.

Në një intervistë për Vizion Plus, anëtari i KLGJ, Erjon Muharremaj sqaron se bashkepunimi do të ketë në fokus uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në këtë gjykatë.

ERJON MUHARREMAJ

Reklamë

ANETAR I KLGJ

Të bashkëpunojnë për krijimin e metodave për raportimin, monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve për efikasitetin dhe administrimin e gjykatave, uljen e numrit të çështjeve të prapambetura dhe parandalimin e shtimit të mëtejshëm të numrit të tyre.

Sipas kësaj marrëveshje, 4 anëtarët e Gjykatës se Lartë do të ndihmohen nga një grup juristësh.

Do të rekrutohen nga USAID Nëpunësit për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura, përmes një procesi konkurrimi plotësisht të hapur, transparent dhe bazuar në meritë.

Në Gjykaten e Larte aktualisht presin te shqyrtohen rreth 35 mije dosje ne nje kohe që kjo gjykate rrezikon të mbetet me 3 anetarë pas kërkeses se Presidentit Meta për largimin nga detyra të Ardian Dvoranit. Por vendimin final nese Dvorani do të vazhdoje të qendroje në Gjykaten e Lartë apo jo pritet qe Këshilli i Larte Gjyqesor ta marrë të martën.

Më shumë video

Reklamë