Subscribe

Në konferencën “Karta e  Adriatikut ” të zhvilluar në Tiranë, zv.asistentja e sekretarit amerikan të mbrojtjes Laura Cooper  u shpreh se shqiptarët dhe amerikanët kanë qenë gjithmonë bashkë në kohë të vështira.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijojnë të shprehin solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit, që la pas 51 viktima.

Gjatë konferencës zyrtarja amerikane vlerësoi kontributin pa kushte të të gjitha vendeve, të cilat reaguan menjëherë pas kësaj ngjarje.

 

LAURA COOPER

 

ZV/ASISTENTE E SEKRETARIT TE MBROJTJES

 

Do të doja të fillojë me ngushëllime për familjet që vuajtën si pasojë e këtij tërmeti. SHBA janë miq të Shqipërisë si gjithë amerikanët dhe shqiptarët që kanë qenë bashkë në kohë të vështira. Këto popuj kanë qenë gjithmonë bashkë. Të gjitha vendet që janë sot këtu, që reaguan pa asnjë kusht dhe kanë dhënë mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë. SHBA qëndrojnë  afër Shqipërisë, partneritet me të gjitha vendet e rajonit.

 

Shqipëria, gjatë vitit 2019 ka  pasur kryesimin e nismës  SHBA – Karta e  Adriatikut dhe për këtë ka marrë mirënjohje nga zyrtarja e lartë sipas të cilës ky vit ka qenë produktiv.

 

 

LAURA COOPER

 

ZV/ASISTENTE E SEKRETARIT TE MBROJTJES SE SHBA-së

 

 

Shqipëria është një shembull i jashtëzakonshëm për të mbështetur operacionet e NATO-s në të gjitha koalicionet dhe kohët e fundit në kuadër të luftës së gjirit. Do të doja t’ju sigurojë që angazhimi i ShBA për aleancën e NATO-s mbetet shumë e fortë. Vendet tuaja janë të rëndësishme sa i përket ofrimit të sigurisë, jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe në kuadrin ndërkombëtar. Siguria që ofroni është e rëndësishme, por i përshtatet aspekteve taktike të situatave me të cilat përballemi.

 

Ndërsa ministrja e mbrojtjes Olta Xhacka nënvizoi se shqiptarët nuk janë kurrë vetëm por kanë gjithmonë mbështetjen e shba.

 

OLTA XHAÇKA

MINISTRE E MBROJTJES

 

Është një moment i vështirë për shkak të sfidës që kemi ende përpara, por mbi të gjitha për shkak të humbjeve tragjike të jetës që u shënuan si pasojë e tërmetit po edhe të të lënduarve dhe sigurisht edhe për shkak të dëmeve të mëdha materiale,  të cilat jemi ende duke i vlerësuar.Me praninë tuaj këtu, donim t’ju tregonim qytetarëve shqiptarë që nuk janë kurrë vetëm në orën e tyre të vështirësisë. Siç në fakt është edhe qëllimi i këtyre iniciativave dhe qëllimi i aleancës sonë në NATO.Unë dua t’ju falënderoj shumë, që t’ju falënderoj të gjithëve personalisht, në emër të qytetarëve shqiptarë, për gjithë atë çfarë ju personalisht keni bërë por dhe vendet tuaja për të na ndihmuar të përballojmë këtë ngjarje tragjike. E kam thënë disa herë, nuk ishte thjesht ndihma, ekspertët, çadrat, ushqimet, financat, por mbi të gjitha, ideja që në një situatë të tillë mund të mbështetesh tek miq të mirë, ajo që vërtetë na ndihmoi dhe ju dha kurajë qytetarëve.

 

 

Shqipëria është një ndër vendet e rajonit më aktive në kuadër të iniciativave rajonale.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *