SHBA kundërshton ripushtimin e Gazës nga Izraeli

Shtetet e bashkuara të amerikës kanë kundërshtuar idenë e pushtimit të plotë të rripit të Gazës dhe marrjen e kontrollit të tij nga Izraeli.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se ri-okupimi i Gazës nga forcat izraelite nuk është zgjidhje.
Po ashtu sekretari i shtetit Antony Blinken i cili ndodhet në një takim të G7 në Tokio foli për këtë çështje.
ANTONY BLINKEN
SEKRETAR AMERIKAN I SHTETIT
“Gaza nuk mund të vazhdojë të drejtohet nga Hamasi. Kjo thjesht fton përsëritjen e 7 tetorit. Është gjithashtu e qartë se Izraeli nuk mund ta pushtojë Gazën. Tani, realiteti është se mund të ketë nevojë për një periudhë tranzicioni në fund të konfliktit. Ne nuk shohim një riokupim dhe ajo që kam dëgjuar nga udhëheqësit izraelitë, është se ata nuk kanë qëllim të ripushtojnë Gazën.”
Më herët kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se ushtria izraelite do të marrë përgjegjësinë e sigurisë për gazën, por pa dhënë detaje apo ndonjë afat të caktuar.
Nga samiti i G7 në Japoni, ministrat e jashtëm kanë bërë thirrje për ndërpreje të luftimeve për arsye humanitare.
Ata dënuan sulmet e Hamasit ndaj Izraelit në 7 tetor, riafirmuan mbështetjen e tyre për të drejtën e Izraerlit për tu vetëmbrojtur por theksuan gjithashtu nevojën për të respektuar ligjn ndërkombëtar gjatë konfliktit në vazhdim.
Ndërkohë, prej më shumë se një muaji sulmet e IZraelit ndaj rripit të gazës nuk kanë të ndaluar.
Deri më tani raportohet për mbi 10 000 palestinezë të vrarë e mijëra të tjerë të plagosur.




