E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

SHBA kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se SHBA-të nuk e përkrahin idenë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

 

“Ne nuk e mbështesim shkëmbimin e territorit apo vendosjen e precedentëve që do të shkaktonin më shumë probleme sesa zgjidhje, por të gjitha palët duhet të jenë kreative në gjetjen e një zgjidhjeje. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe inkurajon të dyja palët që të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë për “Radion Evropa e Lirë”.

 

Reklamë

Në deklaratë gjithashtu theksohet se SHBA, i bëjnë thirrje të dyja palëve të shfrytëzojnë mundësitë për të bërë përparim në këtë çështje, dhe se do të mbështesë të dyja palët për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar të ardhmen e Kosovës dhe të Serbisë drejt perëndimit.

 

Njoftimi i Ambasadës Amerikane vjen pas debatit për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe pas kërkesës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç SHBA-ve për ndihmë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë