E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

SHBA kundër Metës: Zgjedhjet me 30 Qershor

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin datën 30 qershor si datën e zgjedhjeve lokale ne Shqiperi.

 

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zevendihmes sekretari amerikan i Shtetit për çështjet Europiane dhe Euroazine Mathew Palmer, tha se SHBA-të shpresojnë që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente.

 

Reklamë

“Ne shpresojmë që zgjedhjet të zhvillohen në 30 qershor. Shpresojmë që ato të zhvillohen ne mënyrë të qetë dhe transparent. Pas zgjedhjeve do të formohet gjykata kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit”.

 

Reagimi i zv Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit vjen vetëm disa orë pasi presidenti i republikës Ilir Meta, njoftoi datën e re të zgjedhjeve vendore, 13 tetorin.  Por reagimi i zyres se shtypit te kreut te shtetit pas deklaratave te zyrtarit te larte amerikan ka qene i çuditshem.

 

Megjithese eshte pyetur per nje qendrim per deklaratat e zotit Palmer presidenca eshte shprehur se vlereson shqetësimin e kongresmenit Eliot Engel per krizën politike në Shqiperi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë