Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë përvjetorin e 16-te, një prej ditëve më të renda ne historinë e vendit. Ceremonitë ne nder te viktimave te sulmeve terroriste te 11 shtatorit, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona nisin ne Shtëpinë e Bardhe.

 

Presidenti Donald Trump, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melanie Trump, mbajti 1 minutë heshtje në Shtëpinë e Bardhë në orën 9:00 të mëngjesit sipas orës lokale, që përkon me fillimin e sulmit ndaj kullave binjake në 11 shtator të vitit 2001.

 

Presidenti do të marrë pjesë edhe në ceremoninë që do të mbahet në Pentagon, e cila do të udhëhiqet nga sekretari i mbrojtjes, Xhejms Mattis, ndërsa zëvendëspresidenti Mike Pence, do të kryesojë ceremoninë në Pensilvani.

 

Tre ditë para shënimit të 16-vjetorit të sulmeve terroriste në Kullat Binjake, presidenti Trump shpalli si “Ditët e Përkujtimit dhe Lutjes” datën 8 deri në 10 shtator, ndërsa 11 Shtatorin është vendosur  te jete “Dita e Patriotizmit”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *