Subscribe

Përgjigjen e pare per letrën drejtuar ndërkombëtareve, te cilëve u kerkoi te hedhin poshtë platformën e partive shqiptare, presidenti maqedonas Ivanov e mori nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Zv/ndihmës sekretari i Shtetit per çeshtjet euro-aziatike, Hoyt Brian Yi ia beri te qarte se kreu i shtetit duhet te lejoje qe te formohet sa me pare qeveria e re.

 

Duke kërkuar qe palet te gjejnë kompromis, ai tha se presidenti duhet t’u mundësoje deputeteve qe kane shprehur dëshire per te formuar qeverinë dhe partive qe përfaqësojnë, te krijojnë sa me shpejt qeverinë, pasi vendit i nevojitet nje ekzekutiv qe te vijoje proceset per anëtarësimin e vendit ne BE.

 

Por ndërsa apelet e ndërkombëtareve theksojnë se nuk duhet humbur kohe, partia e ish- kryeministrit Nikolla Gruevski këmbëngul ne mbajtjen e zgjedhjeve te reja parlamentare. Komiteti ekzekutiv i kesaj force politike i ka bere serish thirrje Partisë Socialdemokrate te refuzoje platformën e partive shqiptare, qe sipas saj parashikon shndërrimin e vendit nga shtet multientik, ne nje shtet me vetem dy etni. Pas vizitës se shefes se politikes se Jashtme te unionit, Federica Mogherini, Shkupin e viziton kete te mërkurë sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Lamberto Zanier, i cili ka planifikuar takim me presidentin Ivanov dhe përfaqësues te partive politike.

 

Nderkaq, lideri i LSDM, Zoran Zaev ka kerkuar qe presidenti te mos e shkele Kushtetuten dhe t’i jape mandatin per krijimin e qeverise.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *