E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

SHBA kritikon BE për negociatat: Jemi në pikë kritike

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit në detyrë Philip Riker kritikoi Bashkimin Europian për dështimin e strategjisë së zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Nga forumi i Prespës, diplomati i lartë deklaroi se shtetet anëtare duhet ti përgjigjen me korrektësi Tiranës dhe Shkupit gjatë lidershipit slloven të këshillit.

 

PHILIP REEKER

NDIHMES SEKRETAR, SHBA

Reklamë

 

“Mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm që besueshmëria e Bashkimit Europian në rajon aktualisht gjendet në pikën më të ulët. BE dhe të gjitha shtetet anëtare duhet të punojnë që ta rikthejnë këtë besueshmëri. Kjo ishte një pikë e rëndësishme që sekretari Blinken e diskutoi edhe gjatë takimeve në Berlin, Paris dhe Romë. Vendimi i unionit një vit më parë për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte kaq frymëzues për të gjithë rajonin, por tani jemi në një pikë kritike ku nuk është mbajtur premtimi dhe nuk ka veprim.”

 

Ndihmës sekretari, Riker gjithashtu theksoi rikthimin e Amerikës veccanërisht në bashkëpunimin me europën duke thënë së axhenda e presidentit Biden është e fokusuar në thellimin e partneritetit.

 

Më shumë video

Reklamë