E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

SHBA kritikon ashpër opozitën në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzojnë ashpër opozitën ne Kosovë për bllokimin e përsëritur të punimeve të kuvendit me gaz lotsjellës. Duke folur për mediat, ambasadori amerikan Greg Delawie i ka cilësuar si neveritëse sjelljen e deputetëve të Vetëvendosjes, AAK-se dhe Nismës.

‘Jam këtu për të mbështetur kuvendin e Kosovës. Duhet të ketë një kuvend funksional që të zgjidhen problemet. Mua më vjen keq që kushtet e deputetëve janë minimale për të bërë punën e tyre, për shkak se disa persona nuk po e lejojnë këtë. Shumë qytetarë të Kosovës kanë ikur e kanë vdekur vite me radhë që të kenë këtë pavarësi, që të sot të jetojnë të lirë, kjo që po bën opozita është e neveritshme”.

Ky qëndrim i diplomatit amerikan vjen vetëm dy dite,  pasi ai përshëndeti protestën paqësore te partive opozitare më 17 shkurt.

 

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë