Subscribe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje presidentit maqedonas Ivanov të tërheqë vendimin për amnisti nda politikanëve dhe zyrtarëve, të cilët janë nën hetim. Në një konferencë për media, shefja e zyrës për marrëdhëniet me publikun në DASH, ka thënë se kreu i shtetit duhet të lejojë Prokurorinë dhe Gjykatën të bëjë punën e saj. Kjo kërkese përkon dhe me ate te opozitës ne vend.

“SHBA dhe BE edhe njëherë treguan shqetësimet e tyre për rëndësinë e zgjedhjeve të besueshme në Maqedoni, koha është e shkurtër, por ngelen edhe shumë punë për t’u bërë. Kërkojmë fuqishëm nga presidenti Ivanov të shfuqizojë vendimin për amnisti dhe të lejojë Prokurorinë Speciale dhe gjykatat të bëjnë punën e tyre”.

Më herët edhe zëdhënësja e komisionerit për zgjerim Johanes Han, Koncijacic deklaroi se situata në Maqedoni mbetet shqetësuese veçanërisht pas anulimit të takimit të Vjenës. Ajo ftoi palët për një kompromis. Por nga ana e tij, lideri i opozitës në Maqedoni, Zoran Zaev refuzon të marrë pjesë në këto tryeza politike, nëse presidenti Ivanov nuk tërheq më parë vendimin për të falur politikanët e akuzuar në të ashtuquajturin skandal i përgjimeve, mes të cilëve dhe ish-kryeministrin Gruevski.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *