E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

SHBA: Kosova të përshpejtojë procesin për formimin e qeverisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës të përshpejtojnë procesin e formimit të qeverisë së re, vonimi i së cilës nuk është në interesin e vendit.

 

“U gëzuam kur konstatuam numrin e qytetarëve që dolën në zgjedhje. Është populli i Kosovës ai që duhet zgjedhur se kush duhet ta udhëheqë shtetin”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësja e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Michelle Schon.

 

Reklamë

 

Sipas saj, SHBA-ja shpreson që Kosova sa më parë ta formojë një qeveri e cila do të merrej me problemet akute për vendin, siç janë: zhvillimi ekonomik, integrimi evropian e stabiliteti rajonal.

 

 

Në fund Schon ka thënë se çdo vonesë në formimin e Qeverisë së vendit nuk do të ishte në interesin e qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës. “Vonesat e gjata në formimin e Qeverisë nuk janë në interesin më të mirë të Kosovës, ekonomisë së saj dhe popullit të saj”, ka përfunduar Schon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë