Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

Britania miraton ligjin historik, ndalon shitjen e duhanit për...

SPAK: Sekuestrohen pasuri të Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasit dhe...

Kërcënim për bombë në aeroportin e Groenlandës, evakuohet terminali

Kryeministri i Libanit: Nuk frikësohemi nga Hezbollah, por duam...

Trump: Do ta zgjasim armëpushimin me Iranin

Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të vrarë dhe...

Lavrov: Irani është bllokuar nga premtime të rreme të...

Lufta në Lindjen e Mesme, eurodeputetët kërkojnë “frenim” të...

Pakistani mesazh për SHBA dhe Iranin

Trump: Kemi kamera në çdo objekt bërthamor të Iranit

SHBA, Koreja Jugore e Japonia: “Epokë e re partneriteti”

19 Gusht 11:00

Në një samit të tre vendeve, SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë u theksua solidariteti mes tyre dhe u dërgua një sinjal i qartë ndaj Kinës dhe Koresë së Veriut. Presidenti amerikan, Joe Biden,presidenti koreano-jugor, Yoon Suk Yeol dhe kreu i qeverisë japoneze, Fumio Kishida u takuan në rezidencën e presidentit amerikan, Camp David pranë Uashingtonit. Biden bëri fjalë për një “epokë të re partneriteti”. Dhe jo “për një ditë, një javë apo një muaj, por për dekada e dekada.”

Yoon theksoi, se, Camp David do të “mbetet në kujtesë si një vend historik, në të cilën Republika e Koresë, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara bënë të ditur, se duan të forcojnë rendin botëror të bazuar në rregulla dhe do të luajnë rol kyç për të rritur sigurinë rajonale dhe mirëqenien.”

“Sjellje agresive” e Kinës në Indo-Paqësor

Në një deklaratë të përbashkët, Biden,Yoon dhe Kishida dënuan “sjelljen e rrezikshme dhe agresive të Kinës” në Detin Jugor Kinez. “Ne jemi në mënyrë strikte kundër tentative për të ndryshuar status quonë në ujërat e Indo-Paqësorit”. Kina, një fuqi ushtarake në rritje ngre pretendime për hapësira të mëdha në Detin Jugor Kinez.

SHBA fajësojnë udhëheqjen në Pekin prej kohësh, se ndjek një kurs të ekspansionit dhe se nuk kanë përjashtuar një pushtim ushtarak të Tajvanit. Kina akuzon Uashingtonin nga ana e saj, se synon sundimin global. Në fillim të korrikut Republika Popullore e Kinës kishte apeluar tek Japonia e Koreja e Jugut, të rezistojnë “ndaj detyrimit për frikësim dhe sundim” pa e përmendur SHBA. Konkretisht krerët e tre vendeve ranë në ujdi, krahas mbajtjes së takimeve të përvitshme dhe manovrave ushtarake të shtojnë shkëmbimin e informacionit për startimet e raketave dhe aktiviteteve kibernetike të Koresë së Jugut si edhe një bashkëpunim më të madh në mbrojtjen ndaj raketave balistike. Po ashtu do të ketë një “hotline” për raste të veçanta krize.

Koreja e Jugut dhe Japonia – afrim për shkak të Koresë së Veriut

Që para samitit u konsiderua si sukses afrimi mes Japonisë dhe Koresë së Jugut. Mes të dy vendeve si gjithmonë ka diferenca të mëdha në qëndrimet lidhur me zhvillimet historike në vitet 1910 dhe 1945, kur e gjithë Koreja ishte një koloni japoneze. Atëkohë koreanët u dërguan në punë të detyruar dhe gratë u trajtuan si skllave seksi.

Ndërkohë si për Japoninë edhe Korenë e Jugut kërcënimi nga Koreja e Veriut luan rol vendimtar në forcimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Udhëheqja koreanoveriore vazhdon me forcimin e programit atomik dhe raketor, ajo përdor një retorikë të e ashpër kundrejt armikut të vjetër, SHBA.

Edhe vendi i samitit të parë mes të tre vendeve u zgjodh i mirëmenduar. Camp David në shtetin federal, Maryland është një vend me simbolikë historike në diplomacinë botërore. Ndër të tjera në vitin 1978 aty u arrit një marrëveshje historike mes Izraelit dhe Egjiptit që çoi në marrëveshjen e paqes më vonë mes dy vendeve./DW

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Japoni kopre kore Partneritet SHBA

Nga e njëjta kategori

Britania miraton ligjin historik, ndalon shitjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2008

më shumë...

Kërcënim për bombë në aeroportin e Groenlandës, evakuohet terminali

më shumë...

Kryeministri i Libanit: Nuk frikësohemi nga Hezbollah, por duam të shmangim konfrontimin

më shumë...

Trump: Do ta zgjasim armëpushimin me Iranin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:58

Britania miraton ligjin historik, ndalon shitjen e...

8:58

SPAK: Sekuestrohen pasuri të Mirlinda Karçanaj, Ergys...

8:52

Kërcënim për bombë në aeroportin e Groenlandës,...

8:49

Kryeministri i Libanit: Nuk frikësohemi nga Hezbollah,...

7:53

“Hec moj aty …”, acarohen tonet në...

7:40

Trump: Do ta zgjasim armëpushimin me Iranin

6:59

Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të...

6:54

Lavrov: Irani është bllokuar nga premtime të...

6:24

Lufta në Lindjen e Mesme, eurodeputetët kërkojnë...

6:22

Pakistani mesazh për SHBA dhe Iranin

6:19

Trump: Kemi kamera në çdo objekt bërthamor...

5:57

Bastisje kundër drogës në Meksikë, 2 oficerë...

5:36

Nga bananet te çokllata e zezë, 6...

5:32

Raporti BE-OKB: Gazës i duhen mbi 71...

5:18

Bajrami e mbyll te Rejnxhërs, trajneri nuk...

5:08

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

5:07

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:58

Sherr masiv mes të rinjve, përplasje me...

4:12

5 ushqime që mund të bëhen të...

4:10

Shpërthimi i bombës në Tepelenë, policia: Ja...

Më të klikuarat

  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt: Ky ve...
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Vanesa e mërzitur për Indrin, Romiri: Nuk ia vlen të qash pë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.