Subscribe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut kanë nisur këtë të hënë stërvitjen e përbashkët ushtarake pavarësisht paralajmërimeve të Koresë së Veriut. Por, stërvitja ushtarake 10-ditore mes paqeruajtësve të SHBA-ve dhe Koresë së Jugut zhvillohen çdo vit, por, Koreja e Veriut i sheh si veprime provokative dhe armiqësore.

 

Gazeta shtetërore e Koresë së veriut njoftoi një ditë më parë se sjellja e pamatur e SHBA-ve e shtyn situatën në një fazë të pakontrollueshme në prag të një lufte bërthamore. Kim Jong Un paralajmëroi se as Guami, Hawai dhe as kontinenti amerikan nuk do të mund t’i shmangen sulmit të pamëshirshëm.

 

Gazeta shkruan më tej se ushtria Popullore Koreane është plotësisht e gatshme për t’u mbrojtur nga armiqtë. Vetëm një javë më parë, Pheniani njoftoi se kishte përfunduar planin për hedhjen e katër raketave balistike në ishullin Guamit, ku është e pozicionuar baza më e rëndësishme e ushtrisë Amerikane, dhe se Kim Jong Un është në pritje të lëvizjes së SHBA-ve përpara urdhrit për sulmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *