E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA, konfirmohet rasti i tretë me koronavirusin kinez

Një tjetër person është identifikuar i prekur nga koronavirusi në SHBA duke e çuar në tre numrin e personave të infektuar.

 

Lajmi është bërë i  ditur nga Agjencia e Shëndetit Publik në Kaliforni, ku ka bërë më dije se një pacient që kishte mbërritur nga Ëuhani i Kinës, kishte rezultuar pozitiv pas testesh mbi virusin.

 

Reklamë

Pacienti ndodhet në izolim dhe në gjendje të mire shëndetësore njoftuan autoritetet.

 

Mediat amerikane bëjnë me dije se rasti i parë në SHBA u identifikua të martën në shtetin e Uashingtonit. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se personi që kishte mbërritur në Siatëll prej Ëuhan-it javën e kaluar ishte shtruar në spital dhe ndodhej në gjendje të mirë.

 

Ndërsa rasti i dytë në SHBA i një personi të prekur nga virusi u raportua në Çikago të premten.

 

Deri tani virusi i ri ka shkaktuar vdekjen e 56 personave dhe më dhumë se 2 mijë të tjerë janë prekur prej tij. Koronavirusi është përhapur në rreth 15 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën e Kanadanë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë