Subscribe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës insistojnë që Prishtinës dhe Beogradit të ulen sa më shpejtë në tryezën e dialogut për të vijuar bisedimet ne funksion te normalizimit te marrëdhënieve. I dërguari posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se Uashingtoni e konsideron një çështje urgjente vijimin e procesit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

 

 

MATTHEW PALMER

I DËRGUARI I POSAÇËM I SHBA-së PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

“Nuk besoj se kemi një afat  se kur duhet të arrihet marrëveshja, por shtetet e bashkuara e konsiderojnë një çështje urgjente. Koha nuk është në anën tonë. Sa më gjatë të presim, aq më e vështirë do të jetë, sfidat do të jenë më të komplikuara.”

 

 

Palmer komentoi deklaratat e Albin Kurtit duke thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin prioritetet për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit, por sipas tij dialogu është i pashmangshëm.

 

“Kam dëgjuar përparësitë që Z. Kurti vuri në dukje; transparenca, qeverisja e mirë, lufta kundër korrupsionit, rregullimi i situatës në Kosovë. Këto janë përparësitë tona, ne duam që e gjithë kjo të ndodhë në Kosovë. Kosova mund të marrë pjesë në këtë dialog në një mënyrë konstruktive duke u marrë me reformat e brendshme. Unë nuk shoh ndonjë kontradiktë midis këtyre përparësive.”

 

Zyrtari i lartë amerikan nënvizoi se ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është integrimi në Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *