Subscribe

Vijon të thellohet lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës. Administrata e presidenti Donald Trump, publikoi një listë me rreth 16 miliardë dollarë importe nga Kina që do të tarifohen me 25%.

 

Ky vendim i Kreut të Shtëpisë së Bardhë, shënon përshkallëzimin e luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Tarifat për 279 produkte kineze, do të hyjnë në fuqi më 23 gusht.

 

Është hera e dytë që Uashingtoni vendos taksa për mallrat kineze, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga bizneset amerikane, për rritjen e çmimeve të produkteve të tyre për konsumatorët.

 

Administrata e Trump ka akuzuar Kinën për praktika të padrejta tregtare, ndërsa vet kreu i Shtëpisë së Bardhë ka premtuar se do të ulë deficitin tregtar të Shteteve të Bashkuara me Pekinin.

 

Pekini ka akuzuar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara për tregti të padrejtë, dhe është hakmarrë në të njëjtën mënyrë, duke vendosur tarifa ndaj mallrave amerikane.

 

Shtetet e Bashkuara dhe Kina blejnë mallra dhe shërbime me vlerë rreth 650 miliardë dollarë çdo vit, dukë u bërë kështu dy vendet me marrëdhënie tregtare më të mëdha në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *