E shtunë, 7 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA: Kina kërcenim për rajonin

Gjatë samitit të Sigurisë të mbajtur në Singapor, Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis, duke folur për denuklearizimin e gadishullit Korean, tha se Pekini është kthyer në një kërcënim për fqinjët pasi ka dërguar pajisje ushtarake në Detin e Kinës Jugore.

 

Sipas tij, veprimet e Kinës po ngrenë pikëpyetje mbi objektivat për zgjerim të ndikimit të tij.

 

Reklamë

 “Shtetet e Bashkuara dëshirojnë denuklearizimin e plotë të gadishullit Korean. Pavarësisht se Kina pretendon të kundërtën, vendosja e këtyre sistemeve të armatimeve është e lidhur drejtpërdrejt me përdorime ushtarake me qëllim frikësimin dhe kërcënimin”

 

Mattis gjithashtu u shpreh se presidenti amerikan Donald Trump, kërkon një marrëdhënie konstruktive me Kinën, pasi e pranon rolin e saj të rëndësishëm në rajon.

 

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes foli edhe për çështjen e 28.500 trupave amerikane në Korenë e Jugut, por tha se një çështje e tillë nuk do të jetë në fokusin e bisedimeve mes presidentit amerikan dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

Edhe ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, u shpreh se prania e forcave amerikane është krejtësisht e ndarë nga çështja bërthamore e Koresë së Veriut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë