SHBA kërkon pezullimin e vaksinës Johnson & Johnson

Agjencitë federale ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë përgjegjëse për sigurinë dhe certifikimin e barnave kanë rekomanduar pezullumin e menjëhershem të vaksinës Johnson & Johnson për Covid-19, pas raportimit të gjashtë rasteve të çrregullimeve të rralla të mpiksjes së gjakut.
Personat e prekur nga këto efekte anësore ishin gra të moshave nga 18 deri në 48 vjec dhe simptomat raportohen të jenë shfaqur nga dita e 6 deri në ditën e13 pas vaksinimit me johnson and johnson.
FDA/CDC
“Ne rekomandojmë ndalimin e përdorimit të kësaj vaksine, nisur nga nevoja për të patur shumë kujdes. Jemi duke shqyrtuar të dhëna që përfshijnë 6 raste të raportuara në SHBA të një lloji të rrallë dhe të rëndë të mpiksjes së gjakut në individë pas marrjes së vaksinës. Tani për tani, këto efekte anësore duket se janë jashtëzakonisht të rralla.”
Vaksina Johnson & Johnson është adminsitruar në 6.8 milion njerëz ne shtetet e bashkuara të amerikës. Shkencëtarët e do të shqyrtojnë lidhjet e mundshme midis vaksinës dhe çrregullimit dhe do të përcaktojnë nëse do të autorizohet përdorimi i mëtejshëm i vaksinës apo do të kufizohet në grupmosha të caktuara.
Më herët probleme me mpiksjen e gjakur ka dhënë edhe vaksina Astrazeneka.




