E hënë, 21 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA kërkon marrëveshje më Iranin

Washingtoni vendosi të mos i kundërpërgjigjet Iranit pas sulmit të së mërkurës por është zotuar se do të angazhohet në negociata serioze me Teheranin. Në një letër drejtuar organizatës së kombeve të bashkuara, SHBA justifikoi vrasjen e gjeneralit iranian Kasem Suleimani si një veprim vetëmbrojtjeje.

 

Të tillë e ka konsideruar edhe Irani sulmin me raketa në bazat ushtarake amerikane në Bagdad.

 

Reklamë

Në letrën drejtuar Këshillit të Sigurimit, ambasadori amerikan Kelly Craft tha se SHBA ishin të gatshme për të negociuar “me qëllim parandalimin e rrezikimit të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare ose përshkallëzimit nga regjimi iranian”.

 

Por ambasadori i Iranit e konsideroi qëndrimin qesharak pas sanksioneve të rënda që Ëashingtoni i vendosi Iranit pas 3 janarit, duke e cuar ekonominë  e tij në kolaps.

 

Këtë të enjte Dhoma e Përfaqësuesve të SH.B.A.-së do të votojë për kufizimin e aftësisë së Presidentit Donald Trump për të zhvilluar luftë kundër Iranit pa miratimin specifik nga Kongresi. Udhëheqësi Suprem i Iranit Ali Khamenei përshkroi sulmet e raketave si një “shuplakë në fytyrë” për SHBA dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund pranisë amerikane në Lindjen e Mesme.

 

Sulmi amerikan ndaj Suleimanit vrau gjithashtu anëtarët e militantëve irakenë të mbështetur nga Irani, të cilët gjithashtu kanë premtuar hakmarrje.

 

Tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit filluan të rriten në vitin 2018 pasi Presidenti Trump tërhoqi SHBA nga  marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë