E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

SHBA kërcënon vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Turqisë

Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë se mund t’i vendosin më shumë sanksione Turqisë, nëse kjo e fundit nuk e liron pastorin e arrestuar amerikan, Andreë Brunson.

 

Pastori amerikan, është mbajtur në Turqi për gati dy vjet, si pasojë e dyshimeve për lidhje me grupe politike. Mosmarrëveshjet për lirimin e tij kanë detyruar dy ish-vendet aleate që të aplikojnë tarifa ndaj njëra-tjetrës.

 

Reklamë

Gjithashtu kjo është një situatë që ka përkeqësuar krizën e valutës turke, lira, e cila ka humbur gati një të tretën e vlerës kundrejt dollarin amerikan nga muaji janar.

 

Megjithatë, vlera e lirës është rritur lehtas më herët gjatë kësaj jave, pasi Qeveria Turke ka rritur tarifat në importet e veturave, pijeve alkoolike dhe gjetheve të duhanit që vijnë nga SHBA-ja. Mirëpo edhe ajo rritje duket të jenë lënë në hije nga kërcënimet e reja amerikane.

 

Javën e kaluar Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa në importet e mateleve që vijnë nga Turqia, derisa të enjten, Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se “ne kemi edhe më shumë se kaq, në rast se Brunson nuk lirohet menjëherë”.

 

Më shumë video

Reklamë