Për SHBA nuk ka dyshim se sulmi i javës së shkuar me armë kimike në Siri ka qenë i përgatitur nga forcat siriane, pavarësisht qëndrimeve të kundërta të Rusisë dhe të presidentit Assad.

 

Shërbime të inteligjencës dhe ushtrisë amerikane kanë përgjuar komunikime mes ushtarakëve sirianë dhe ekspertëve kimikë, që flisnin për përgatitjet për sulmin me gaz sarin në provincën Idlib, që shkaktoi 89 viktima dhe solli kundërpërgjigjen e presidentit amerikan Trump me bombardimin e një baze siriane.

 

Lajmin e bëri të ditur rrjeti CNN, që iu referua një burimi zyrtar, sipas të cilit SHBA nuk ishte në dijeni të këtij informacioni përpara sulmit, pasi informacionet e mbledhura në zona si Siria apo Iraku, jo të gjitha analizohen.

 

Ekspertët u kthehen një pjese të tyre në rastet kur ka ngjarje të rëndësisë së veçantë, siç ishte sulmi.

 

Në to nuk rezultojnë ushtarakë apo pjesëtarë të shërbimeve ruse të inteligjencës, që sipas burimit tregohen më të kujdesshëm për të mos u zbuluar. Presidenti Trump deklaroi të mërkurën se Pentagoni po kërkon të gjejë një përgjigje, nëse Rusia ka qenë e përfshirë në sulm.

 

Ndërkohë, një skuadër ekspertësh ndërkombëtarë të armëve kimike ndodhen në Turqi në një mision faktmbledhës, si pjesë e një hetimi për sulmin në Siri.  Ata do të intervistojnë edhe të mbijetuarit e masakrës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *