Aleanca Veri Atlantike nuk mund të zbatojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainën për të mos lejuar një përshkallëzim të konfliktit.

 

Deklaratën e bëri përfaqësuesja e përhershme e shteteve të bashkuara në NATO, Julianne Smith në një konferencë online me gazetarët.

 

JULIANNE SMITH

PËRFAQËSUESE E PËRHERSHME E SHBA-së NË NATO

 

“ Ndalim-fluturimi mbi Ukrainën, aktualisht, nuk është në tryezën tonë. Por doja të theksoja se fokusi ynë është në ndalimin e konfliktit, të sulmeve, si dhe në largimin e trupave ruse nga territori ukrainas. Por ne nuk duam që ky konflikt të përshkallëzohet më tej.”

 

Ambasadorja amerikane u ndal edhe të ndihmat që Uashingtoni i ka ofruar Kievit për të përballuar këtë krizë.

 

JULIANNE SMITH

PËRFAQËSUESJA E PËRHERSHME E SHBA-së NË NATO

 

“SHBA vijon t’i ofrojë mbështetje Ukrainës. Ne ofruam fillimisht 1.2 miliardë dollarë, për të forcuar sistemin e sigurisë së tyre. Gjithashtu, Kongresi miratoi një paketë prej 13.6 miliardë dollarësh. Para, që do të shkojnë për ndihma humanitare, për mbrojtjen dhe asistencë ekonomike. Pjesë e paketës janë edhe 4 miliardë dollarë, që do të shkojnë në ndihmë të refugjatëve që janë larguar nga vendi.”

 

Diplomatja amerikane nënvizoi se NATO do i përgjigjet ashpër Rusisë nëse cenon territorin e një vendi anëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *