Subscribe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar qëndrimin se Asociacioni i komunave me shumicë serbe që kërkohet nga Kosova, duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Republikës dhe kodin ligjor të saj.

 

Në këtë mënyrë, i dërguari special Gabriel Eskobar  thotë se nuk ka vend për frikë nga një tjetër “Republika Srpska”.

 

GABRIEL ESCOBAR

I DEGUAR I SHBA PER BALLKANIN PERENDIMOR

“Mendoj se ka kapacitet të madh për t’i lejuar serbët të menaxhojnë shërbimet e tyre komunale në një mënyrë që u përshtatet më së miri qytetarëve të tyre, pa u bërë Republikë Sërpska. Ne e kemi thënë në mënyrë të përsëritur. Dhe, jam i zhgënjyer që ajo pikë bisede vazhdon të ngrihet. Me të vërtetë bëhet fjalë për autoritete komunale që bëjnë atë që komunat tashmë e bëjnë në gjuhën serbe.”

 

Gabriel Escobar ka theksuar shqetësimin e tij për mesazhet që vijnë nga Prishtina teksa ka deklaruar se nuk ka asnjë komplot kundër Kosoves.

 

 “Unë kam punuar me përfaqësuesin e posacëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak. Nuk shoh asnjë dëshmi njëanshmërie. Nuk shoh asnjë dëshmi për marrëveshje të fshehtë në punën për të çuar përpara interesin e Serbisë në këtë. Ajo çfarë po përpiqemi të bëjmë është krijimi i kushteve për normalizim. Të dyja palët t’i dyfishojnë përpjekjet, por pala kosovare të tregojë më shumë pragmatizëm dhe më shumë realizëm në qasjen e saj ndaj Bashkimit Evropian.”

 

Pas rundit të fundit të pasuksesshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, BE bëri përgjegjës kryeministrin Albin Kurti, ndërsa ky i fundit akuzoi ndërmjetësin për njëanshmëri ndaj Serbisë e Kundër kosovës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *