Subscribe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë sërish një mesazh për shqipërnë që të mos e përdorë rrjetin 5 G kinez. E ngarkuara me punë e SHBA, Leyla Mosses Ones, çmoi pozicionin qe po mban Shqiperia edhe ne kete rast.

 

Diplomatja e lart deklaroi në konferencën ‘Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë’ se Tirana ua ka bërë të qartë disa vendeve se disa gjëra nuk janë në shitje.

 

 

LEYLA MOSSES ONES

 

E NGARKUARA E SHBA NE TIRANE

 

Është një infrastrukturë komplekse dhe kritike. Kjo është një cështje shumë e rëndësishme. Ka vende kaq të palëkundura në botë në këtë partneritet dhe Shqipëria në bën shumë krenarë. Strategjia e Kinës për të përdorur marrëveshjet infrastrukturore. Por e kam thënë që Shqipëria e ka deklaruar se disa gjëra nuk janë për shitje. Liria nuk është për shitje, sigurisht që e vlerësoj shumë

 

 

Edhe Gjenerali amerikan James Jones e vuri fokusin te rrjeti 5G dhe përplasja me Kinën, duke dhënë një mesazh të qartë për krerët e shtetit shqiptar.

 

 

JAMES JONES

 

ISH-KESHILLTAR I SIGURISE KOMBETARE, SHBA

 

Me modelin dhe sjelljen e Kinës, 5G mund të përdoret për të kontrolluar të dhënat globale. Kina ka qëllimet e saj strategjike për pajisjet e saj të rrjetit. Kina e shikon përdorimin e pajisjeve 5G si platforma tregtare inteligjente që vendosen në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë botën. Ato i japin në dorë një lak shumë të fuqishëm. Kalimi në 5G i ofron miqve të SHBA një mundësi të artë për të ndërtuar një siguri më të madhe kibernetike për të përmirësuar sigurinë e rrjeteve tona. Diskutimet për 5G po bëhen gjithnjë e më serioze. Shqipëria ka treguar qartë se është pjesë e luftës dhe tani është koha e duhur për të bërë më shumë”

 

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli kërkoi bashkëpunim dhe kujdes nga Shqipëria, pasi lufta me armë është zëvendësuar nga ajo kibernetike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *