Në vitin 2021, jetëgjatësia në Shtetet e Bashkuara ra për të dytin vit radhazi.

 

Tani, sipas të dhënave të përkohshme të lëshuara nga Qendra Kombëtare për Statistikat Shëndetësore, amerikanët mund të presin të jetojnë aq gjatë sa në 1996: 76 vjet.

 

Në përgjithësi, jetëgjatësia ra nga gati 79 vjet në 2019, në 77 vjet në 2020, në 76.1 vjet në 2021.

 

Rënia gjatë pandemisë Covid ishte më e madhja në gati 100 vjet, raporton Neë York Times , duke goditur më së shumti komunitetet vendase amerikane.

 

Steven Ëoolf drejtor i Qendrës për Shoqërinë dhe Shëndetin në Universitetin e Commonëealth të Virxhinias, e quajti rënien e jetëgjatësisë në Shtetet e Bashkuara “historike”.

 

Edhe pse vendet e tjera me të ardhura të larta u goditën rëndë në vitin 2020, viti i parë i pandemisë, shumica kishin filluar të rikuperoheshin vitin e kaluar, shpjegoi ai.

 

Asnjë prej ketyre vendeve te zhvilluara nuk ka parë një rënie të vazhdueshme si në SHBA”, përfundoi ai./TGCOM

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *