Ushtria e Kinës ka zgjeruar operacionet e saj bombarduese gjatë viteve të fundit. Kështu shkruhet në raportin e fundit të publikuar nga qeveria amerikane, i cili detajon zhvillimet ushtarake kineze gjatë vitit të kaluar. Në raport theksohet zhvillimi me shpëjtësi i programit bërthamor të raketave me rreze të gjatë, dhe trajnimi I pilotëve  të Ushtrisë Clirimtare të Popullit për misione që synojnë SHBA dhe aleatët e saj.

 

Rraporti vjen në një kohë që marrëdhëniet e Kinës me SHBA janë në kulmin e acarimit për shkak të rritjes së taksave për eksportet nga të dyja vendet.

 

“Operacionet nga ajri dhe uji janë zgjeruar me shpejtësi, duke fituar përvojë për rajonet kritike detare. Kina vazhdon të zgjerojë operacionet përtej zinxhirit të ishujve të saj, duke demonstruar aftësinë e saj ushtarake”.

Dukomenti  tregon përpjekjet e Kinëspër të rritur ndikimin në botë me shpenzime ushtarake, të cilat sipas Pentagonit kanë kaluar shifrën e 190 miliardë dollarëve amerikanë në vitin 2017.

 

Vetëm këtë vit forcat ajrore ë Kinës kanë ulur disa bombardues në ishujt e rajonit të diskutueshëm të Detit të Kinës Jugore, në kuadër të stërvitjeve ushtarake.

 

Pavarësisht parashikimeve për ulje të trendit të rritjes ekonomike, buxheti i Kinës për mbrojtje mund të tejkalojë shifrën e 240 miliardë dollarëve deri më 2028.

Në raport theksohet gjithashtu se programi hapësinor i Kinës është duke u zhvilluar me shpejtësi.

 

SHBA: KERCENIM BERTHAMOR NGA KINA

 

PENTAGONI JEP ALARMIN PER OPERACIONET E BOMBARDIMEVE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *