Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ka njoftuar për një paketë të re të ndihmës ushtarake prej 500 milionë dollarësh
Paketa përfshin “raketa shtesë për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, më shumë municione, më shumë pajisje ajër-tokë dhe pajisje të tjera për të mbështetur F 16-shat e Ukrainës”, tha Austin.
Austin foli në një takim me grupin e kontaktit në bazën ajrore amerikane në Gjermani, Ramstein, i cili përbëhet prej rreth 50 shtetesh partnere që sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së mblodhi për të koordinuar mbështetjen me armë disa muaj pasi Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.





