Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 April 2026
Vizion fokus

Aksident në Vermosh, një i plagosur

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një...

Donald Tusk thumbon Viktor Orban: Më në fund një...

Trump dërgon Witkoff dhe Kushner në Pakistan për bisedimet...

Aksidenti me vdekje në Fushë Krujë, policia jep detaje...

Shtëpia e Bardhë: Witkoff dhe Kushner nisen nesër për...

Merz: BE mund të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit, nëse...

Spanja dhe Irlanda bojkotojnë transmetimin e Eurovisionit, Sllovenia do...

Popullariteti i Putinit bie për të shtatën javë radhazi

Aksident tragjik në superstradën Fushë Krujë-Milot, 1 viktimë dhe...

SHBA-ja dhe Venezuela këmbejnë të burgosur

21 Dhjetor 11:50

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e liruan një aleat të ngushtë të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, në këmbim të lirimit të 10 amerikanëve të burgosur në vendin e Amerikës Jugore dhe të kthimit të një të arratisuri të njohur si “Fat Leonard”, i cili është në qendër të një skandali të madh të ryshfetit, njoftoi të mërkurën administrata Biden.

Kjo marrëveshje është lëvizja më e guximshme deri tani e administratës së presidentit Joe Biden për t’i përmirësuar marrëdhëniet me prodhuesin e madh të naftës.

Lirimi më i madh i të burgosurve amerikanë në historinë e Venezuelës ndodhi disa javë pasi Shtëpia e Bardhë u pajtua për t’i pezulluar disa sanksione ndaj saj, pasi Maduro u zotua për të punuar për të mbajtur zgjedhje të drejta dhe të lira presidenciale më 2024.

Maduro e festoi kthimin në shtëpi të Alex Saab, duke e cilësuar si “triumf të së vërtetës ndaj një fushate gënjeshtrash, kërcënimesh dhe torturash të udhëhequr nga SHBA-ja” ndaj një personi që ai e vlerëson si diplomat venezuelas të arrestuar jashtëligjshëm bazuar në një urdhërarrest amerikan.

“President Biden, ne nuk do të jemi kolonia e askujt”, tha Maduro derisa ia organizoi Saabit një pritje prej heroi në pallatin presidencial.

Lirimi i Saab, i cilësuar për kohë të gjatë nga Uashingtoni si financues i Maduros, është një lëshim i madh i SHBA-së për Maduron. Administrata e ish-presidentit Donald Trump e kishte mbajtur Saabin si trofe, duke i shpenzuar miliona dollarë për ta ndjekur biznesmenin e lindur në Kolumbi, në një pikë madje duke e dërguar një luftanije të marinës në bregdetin e Afrikës Perëndimore pas arrestimit të tij në Kape Verde për ta parandaluar arratisjen e tij të mundshme.

Zyrtarët amerikanë thanë se vendimi i Bidenit për ta liruar atë ishte i vështirë, por i nevojshëm, në mënyrë që amerikanët e burgosur të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

“Këta njerëz kanë humbur shumë kohë të çmuar me më të dashurit e tyre, dhe familjet e tyre kanë vuajtur çdo ditë mungesën e tyre. Unë jam mirënjohës se vuajtjet e tyre kanë marrë fund”, tha presidenti Biden për amerikanët e liruar.

Marrëveshja bëri, po ashtu, që të kthehet në paraburgim në SHBA edhe Leonard Glenn Francis, pronari malajzian i një kompanie të servisimit të anijeve, i cili është në qendër në njërin prej skandaleve më të mëdha të ryshfetit në historinë e Pentagonit.

Në tetor, Shtëpia e Bardhë i lehtësoi sanksionet ndaj industrisë së naftës së Venezuelës, pas premtimeve nga Maduro se do të mundësonte zgjedhje të lira dhe të drejta më 2024, kur do të kërkojë t’i fitojë edhe gjashtë vjet pushtet në sundimin e tij dekadësh.

Afati i fundit skadoi më 30 nëntor dhe Maduro nuk e ka hequr një ndalesë e cila nuk e ka lejuar kundërshtaren e tij kryesore, Maria Corina Machado, të garojë në zgjedhje./rel

Posted Under:
Bota
Tagged:
SHBA te burgosur Venezuela

Nga e njëjta kategori

Donald Tusk thumbon Viktor Orban: Më në fund një samit pa rusët

më shumë...

Trump dërgon Witkoff dhe Kushner në Pakistan për bisedimet e reja me Iranin

më shumë...

Shtëpia e Bardhë: Witkoff dhe Kushner nisen nesër për në Islamabad

më shumë...

Merz: BE mund të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit, nëse arrihet marrëveshje me SHBA-në

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:28

Ermiona flet me emra pas daljes: Kush...

12:59

Moza për herë të parë në sfidë...

12:18

Emocionuese! Gresa takohet me babain, fermerja shpërthen...

12:11

“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi...

11:31

“Nëse mbani Gresën në lojë, do dilni...

10:51

“Adioni  nuk po e respekton”, opinionistët: Takimi...

10:41

“Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia...

10:18

Aksident në Vermosh, një i plagosur

10:03

Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP

9:45

Ferma VIP/ Tre konkurrentë në televotim, kush...

9:44

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb...

9:26

“E kam mbiemrin e rëndë unë”, Ermiona...

9:19

E papritur! Ermiona Lekbello kërkon të ndërpresë...

9:11

Këto shenja Horoskopi do të kenë probleme...

9:00

Nis spektakli Ferma VIP 3, ndiqeni LIVE...

8:48

Këto rroba nuk duhet të lahen kurrë...

8:16

Donald Tusk thumbon Viktor Orban: Më në...

8:07

Trump dërgon Witkoff dhe Kushner në Pakistan...

7:47

Aksidenti me vdekje në Fushë Krujë, policia...

7:45

Shtëpia e Bardhë: Witkoff dhe Kushner nisen...

Më të klikuarat

  • “Mami të duam çmendurisht”, surprizohet nga vajz...
  • Policia Rrugore “blindon” rrugët, mbi 21 mijë gjoba në një j...
  • Parashikimi ditor për 12 shenjat e horoskopit: Vendimet e pa...
  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adi...
  • E papritur! Ermiona Lekbello kërkon të ndërpresë rrugëtimin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.